Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kritikuar ashpër kryeministrin, Albin Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kritikuar ashpër kryeministrin, Albin Kurti pasi ka thënë se “ nuk pret nga SHBA-ja ta shohë Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit Amerikan të Shtetit”. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se Albin Kurti mund të flet në emër të vetin por jo të Kosovës. “Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët nga Akademia Ushtarake e ShBA vizituan Shqipërinë, përforcohet partneriteti ushtarak mes dy vendeve

Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi se dy kadetë nga Akademia Ushtarake e ShBA në West …