leoni

Berat Rukiqi

Rukiqi: Për shkak të keqqeverisjes, qytetarët e vendit kanë 26 për qind më pak të hyra

Njohësi i fushës së ekonomisë, Berat Rukiqi ka vlerësuar se për shkak të keqqeverisjes, qytetarët e vendit kanë 26 për qind më pak të hyra. Ai ka shtuat më tutje se e gjithë puna e kësaj qeveria mund të përshkruhet me fjalën “shumë çka është thënë, asgjë nuk është bërë”. “Kjo është mendoj kategorizimi më i mirë për këtë qeverisje e cila erdhi me prioritete të tjera e përfundoj në prioritete të tjera. Erdhi me idenë me krijuar vende pune të merituara, krijoj nepotizëm. Qeveri u shndërrua në atë sallën e madhe të dasmave. Nëse e marrim thënien e kryeministrit që për kushëri, familjarë janë dasmat dhe ahengjet, realisht nëse kështu metaforikisht e shohim qeverinë si objekt, mund të them me plotë përgjegjësi që qeveri është shndërruar në vend te ahengjeve dhe të dasmave. Për shkak se i vetmi punësim që ndodhi, ndodhi punësimi i njerëzve të afërt me partinë në pushtet” ka vlerësuar mes tjerash, snëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …