Abrashi

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër pasdite hap fushatën zgjedhore në Prishtinë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës nesër pasdite do të hap fushatën zgjedhore në Prishtinë, ku do t’i prezantojë të gjithë kandidatët për kryetar të komunave.

“Nesër më 21 shtator 2017, do të bëhet hapja zyrtare e fushatës dhe do të prezantohen kandidatët për kryetarë të komunave. Hapja e fushatës bëhet në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, me fillim në ora 17:00”, ka shkruar kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashi nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …