Lidington: I zhgënjyer me pritjen që Serbia i organizoi kriminelit të luftës

Ministri britanik për Evropën, David Lidington në një
postim të afishuar në llogarinë e tij në Twitter, ka kritikuar pritjen që i ka
organizuar Serbia një gjenerali të dënuar për krime lufte në Kosovë. Ministri
britanik ka shprehur zhgënjimin me pritjen që i është organizuar gjeneralit,
Lazareviq. “I zhgënjyer me pritjen për ish-gjeneralin Llazareviq në Serbi.
Pajtimi është rruga më e mirë për të adresuar të kaluarën”, thuhet në reagimin e
ministrit, Lidington. I dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, gjenerali
Vlladimir Llazareviq, është pritur me ceremoni shtetërore në qytetin e Nishit.
Këtij gjenerali të përfshirë në krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë, i kanë
bërë nderime edhe ministrat e kabinetit qeveritar të Vuçiqit, duke e quajtur atë
‘hero’.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …