38 vjet nga vrasja vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në Untergrupenbach të Gjermanisë

Fatmir Limaj: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre atdhetare trasuan rrugën e lirisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 37 vjetorin e rënies të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Limaj ka thënë së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë së Kosovës.”Në 37- vjetorin e rënies përkujtojmë veprimtarët e hershëm të lëvizjes tonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës. Ndonëse kanë kaluar 37 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët. Populli i Kosovës, do t’i mbetet përjetë falënderues e mirënjohës vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës për angazhimin e tyre në çështjen kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës”,ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …