Ferat Shala

Ferat Shala: Heroizmi dhe sakrifica e Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës u bë frymëzim për brezat liridashës

Zëvendësministri, Ferat Shala i ka kujtuar sot Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën në 37 vjetorin e rënies se tyre. Ai ka thënë se janari zë një vend shumë të rëndësishëm në historinë më të re të Kosovës. “Janari zë një vend shumë të rëndësishëm në historinë më të re të Kosovës, si muaji i dhembjes, sakrificës dhe krenarisë. Në mesin e shumë ngjarjeve të lavdishme të shënuara në këtë muaj është edhe 17 Janari, përvjetori i vrasjes tinëzare të veprimtarëve të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Heroizmi dhe sakrifica e tyre u bë frymëzim për brezat liridashës dhe motiv e ideal për lëvizjen për çlirimin e Kosovës. Sot me krenari përkujtojmë idealet për të cilat ata dhanë jetën dhe shprehim respektin e përjetshëm për veprën e tyre. Fatkeqësisht, kjo vrasje e organizuar dhe e ekzekutuar nga strukturat e ish shtetit Jugosllav ende nuk është zbardhur. Madje ende nuk ka kërkesë zyrtare nga institucionet e shtetit të Kosovës, për zbardhjen e këtij krimi edhe pse mundësitë e koordinimit dhe bashkëpunimit me shtetin gjerman dhe shtetet dhe organet tjera ndërkombëtare relevante janë reale dhe të arsyeshme”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …