Limaj ka pritur në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor, Angelina Eichhorst

Limaj ka pritur në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor, Angelina Eichhorst

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëkryesues i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë ka pritur në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst. Limaj ka njoftuar se me zyrtaren e lartë të BE-së kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend, dialogun Kosovë- Serbi dhe proceset integruese të Kosovës. “Ishte konstatim i përbashk-*-*ët që dialogu mes dy vendeve është i paalternativë dhe duhet të gjejmë rrugë për të rifilluar dialogu, në mënyre që të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative për njohje reciproke”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci nis vizitën zyrtare në Izrael, thekson bashkëpunimin dhe miqësinë shqiptaro-izraelite

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Izrael …