Limaj

Limaj: Për demarkacionin me Malin e Zi duhet konsensus shoqëror dhe politik

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka thënë se për demarkacionin me Malin e Zi duhet një konsensus shoqëror dhe politik. Ai ka shtuar më tutje se ky konsensus mund të arrihet duke e krijuar një komision të përbashkët për ta rishikuar gjithë procesin në tërësi. Gjatë intervistës së dhënë për “Epoken e Re”, deputeti, Fatmir Limaj ka ftuar deputetët që kanë dilema rreth kësaj çështjeje që t’i dëgjojnë argumentet e ekspertëve të cilat do t’i prezantojnë më 3 gusht në ambientet e Kuvendit. Politika duhet të heq dorë nga versioni aktual i kësaj marrëveshje e ketë t’ua lë në kompetencë ekspertëve, ka theksuar kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Robert Bosch

Robert Bosch: Bllokada politike po e dëmton imazhin e Kosovës, partitë s’kanë kulturë kompromisi

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka shprehur shqetësimin për mungesën e institucioneve të reja …