MKRS dhe Komuna e Malishevës nënshkruajnë marrëveshje për rregullimin e stadiumit

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komuna e Malishevës, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për mbështetje financiare në renovimin dhe funksionalizimin e stadiumit të futbollit në qytetin e Malishevës. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Ministri i MKRS-së, z. Kujtim Shala dhe Kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ragip Begaj. Ky memorandum parasheh mbështetjen financiare për “Renovimin e Stadiumit të futbollit në Malishevë”, në vlerë prej 400 mijë euro.

Në bazë të Memorandumit, MKRS-ja investon mjete financiare prej 310 mijë eurosh, për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa Komuna e Malishevës, merr përsipër të investojë mjetet në vlerë prej 90 mijë eurosh, në këtë periudhë dyvjeçare. Ministri Shala u shpreh se memorandumi që është nënshkruar mundëson realizimin e një investimi kapital të një rëndësie të veçantë sepse krijon një hapësirë cilësore dhe të standardizuar për futbollistët e Malishevës. Renovimi i stadiumit është një parakusht për ta, në zhvillimin e garave dhe në përmirësimin e cilësisë së futbollit në këtë komunë, investimet në komunën e Malishevës nuk përfundojnë me kaq, tha Shala.

Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën që ofron për Komunën e Malishevës. Ky projekt kapital për Malishevën është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i mirëpritur, sidomos për futbollistët, sepse ata do të kenë një vend ku do të garojnë dhe zhvillohen më tutje në sportin e futbollit tha Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …