Në Kuvendin Zgjedhor të degës së Nismës për Kosovën në Mitrovicë, kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka deklaruar se “në Kosovë duhet të jesh mashtrues për të ecur shpejt, por po i shërbeve vendit, ose të çojnë në burg, ose në Shtime, ose të vrasin. Veriu vazhdon të mos qeveriset nga institucionet e Kosovës por nga Serbia e cila është edhe e organizuar në atë pjesë si asnjëherë më parë. Veriu nuk administrohet, as nuk qeveriset nga Kosova. Serbia është e organizuar dhe gjithnjë e pranishme në këtë pjesë të vendit tonë . Shqiptarët po largohen nga ajo pjesë dhe Qeveria e Kosovës po hesht. Këtu ndërtohet muri para syve, ata thonë se nëse ndërtohet do ta rrënojmë. Më vonë thonë se murin duhet ta rrënojnë qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë mes tjerash, Fatmir Limaj.
