Lirohen deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu

Gjykata e Apelit sot
ka vendosur që të akuzuarve, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, t’u ndërpritet masa
e arrestit shtëpiak dhe të njëjtit të mbrohen në liri. Kolegji i përbërë nga
tre gjykatës, miratoi ankesat e avokatëve mbrojtës të deputetëve të Vetëvendosjes,
kundër dy aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të nxjerra
më 28 dhjetor të vitit të kaluar dhe më 6 janar të këtij viti. Në bazë të vlerësimit
të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore janë të bazuara, ngase sikurse del
nga shkresat e lëndës, nuk plotësohet asnjeri prej kushteve të veçanta, të
parapara në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbi bazën e të
cilave të pandehurve iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak. Kjo për faktin
se atyre u dihet identiteti, vendbanimi, si dhe nuk ekzistojnë rrethana tjera
të cilat tregojnë, se ekziston rreziku i ikjes, arratisjes, apo përsëritjes se
veprës penale.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …