Lladrovci: Nuk jam rikthyer në PDK – kam qenë dhe mbetem pjesë e saj, kërkova vetëm njohjen e Drenasit si “komuna e shtatë”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mohuar kategorikisht se ka pasur rikthim në Partinë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se ai ka qenë gjatë gjithë kohës pjesë e këtij subjekti politik. Ai tha se deklarimet për rikthim janë të pavërteta. “Kam thënë me dhjetëra herë, në shumë debate, që nuk ka bir nane që më heq prej PDK-së. Unë nuk jam rikthyer. Bedri Hamza e tha saktë: kam qenë, jam dhe vazhdoj të jem në PDK. Drenasi është komuna e shtatë e PDK-së”, u shpreh Lladrovci. Ai sqaroi se e vetmja kërkesë e tij ka qenë që qeverisja lokale në Drenas të njihej zyrtarisht si “komuna e shtatë” e PDK-së, një kërkesë që – siç tha – erdhi pasi kishte qenë i detyruar të funksiononte përkohësisht si iniciativë. “Ka pasur një kusht të vetëm: njohja e qeverisjes lokale si komuna e shtatë me iniciativë. Kjo më ka mërzitur më shumë, sepse kam qenë, jam dhe vazhdoj të jem në PDK”, deklaroi ai. Lladrovci shtoi se nuk ka pasur asnjë kusht për kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, në momentin kur ata formalizuan bashkëpunimin. “Asnjë kusht nuk e ka Bedri Hamza prej meje për atë që ne ditë që kemi shtrënguar duart ditën e hënë, ku ishte prezent edhe miku im Ali Ahmeti”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Ndalimet e ish-ushtarëve të UÇK-së në Serbi vazhdojnë: OVL-UÇK apelon të shmangen pikëkalimet kufitare

Pikëkalimet kufitare me Serbinë po mbeten burim i vazhdueshëm rreziku për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare …