Lladrovci, Pllaqica dhe Stapanica zgjodhën kryesitë dhe kryetarët e tyre

Ka vazhduar mbajtja e zgjedhjeve në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës. Zgjedhjet janë mbajtur në fshatrat Lladrovc, Pllaqicë e Gashit dhe Stapanicë, fshatra apo vendbanime të cilat nga mbrëmë janë bërë me kryesi të re dhe me kryetar të tyre, për një mandat të ardhshëm katër vjeçar.

Në Lladrovc, kryetar është zgjedhur Nuhi Zogaj, në Pllaqicë të Gashit, kryetar është zgjedhur Brahim Gashi dhe në Stapanicë, kryetar është zgjedhur Asllan Buzhala.

Zgjedhjet në këto tri fshatra janë monitoruar dhe mbikëqyrur nga komisioni komunal për organizmin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …