Brickos

Komuna e Vitisë nuk pranon cilësinë e asfaltit të shtruar, obligon kompaninë të riasfaltoj në cilësinë e duhur

Për hirë të njoftimit të drejtë të opinionit publik, dhe pas lansimit të disa dezinformatave të opozitës, ju njoftojmë se gjatë vitit të shkuar në qytetin e Vitisë, është bërë asfaltimi i segmentit të rrugës prej Xhamisë së Qytetit deri të Restorant “Lindi” dhe pas analizave të bëra, ka rezultuar se cilësia e asfaltit të shtruar është e dobët dhe si e tillë e papranueshme. Prandaj Komuna e Vitisë, nuk ka pranuar punimet që ka përfunduar me cilësi të dobët në asfaltimin e kësaj rruge dhe ka kërkuar që të bëhet riasfaltimi në cilësinë e duhur.

Gjithashtu dëshirojmë të ju njoftojmë se udhëheqja komunale e Vitisë, nuk do të bëjë pagesë për riasfaltimi të rrugës në fjalë dhe ka kërkuar nga operatori ekonomik që cilësia e asfaltit të jetë në nivel të duhur dhe të përfundojnë punimet sipas planit dinamik brenda 7 ditëve të punës.

Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që të siguroj lëvizjen e lirë dhe të sigurt në trafik dhe nuk do të pranon në asnjë mënyre të dëmtohet buxheti i taksapaguesve të saj, thuhet në njoftimin për medie të Zyrës për Informim të Komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …