Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku siguria, zhvillimi ekonomik dhe migrimi do të jenë temat qendrore të diskutimeve. Këtë vit, ndryshe nga edicionet e kaluara, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të nënshkruajnë marrëveshje të reja, por pritet të miratohen deklarata të përbashkëta që synojnë forcimin e tregut rajonal dhe sektorit të energjisë. Britania e Madhe, si nikoqire, pritet të vërë theks të veçantë te bashkëpunimi kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimit të migrimit. Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Sipas këshilltarit të tij, Jeton Zulfaj, në fokus do të jenë përmirësimi i zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese të lëvizjes së lirë dhe arsimit të lartë, të cilat disa shtete, përfshirë Bosnjën dhe Serbinë, ende nuk i respektojnë. Ai shtoi se Kosova do të kërkojë që të avancohen projektet për lëvizshmëri rajonale, përfshirë edhe sigurimet shoqërore për punëtorët. Në kuadër të diskutimeve pritet të trajtohen edhe nismat për investime në energji përmes “Green Bonds” dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Zulfaj theksoi se Kosova do të kërkojë gjithashtu heqjen e plotë të masave ndëshkuese të BE-së dhe përshpejtimin e procesit për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati i AAK-së në Junik, Agron Kuçi, raporton kërcënime me jetë pas denoncimeve për manipulime zgjedhore

Kandidati për kryetar të Komunës së Junikut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, …