Anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, më 21 mars 2022, në orën 12.00 do të mbajnë një takim letrar në shenjë të 21 Marsit – Ditës botërore të poezisë, që organizohet tradicionalisht. Me këtë takim fillon puna në lokalet e reja të LSHK-së të anëtarëve të këtij asociacioni, i cili për më shumë se njëzet vjet veproi në kushte tejet të vështira. Shpresojmë që mediet të kenë mirëkuptim dhe të ndjekin veprimtarinë letrare të LSHK-së në shenj të 21 Marsit – Ditës botërore të poezisë, thuhet në njoftim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
