Lukashenko, vendeve të perëndimit: Mos na prekni dhe ne nuk do t’ju prekim, nëse na sulmoni Kemi me çfarë të përgjigjemi

Kryetari i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko,  ka kërcënuar shtetet e  Perëndimit me hakmarrje ushtarake, ndërsa tensionet për luftën në Ukrainën fqinje vazhdojnë të rriten. Duke folur në prag të Ditës së Pavarësisë së Bjellorusisë, Lukashenko tha se kishte urdhëruar forcat e tij të armatosura të shënjestronin qendrat vendimmarrëse në kryeqytetet perëndimore, – raporton agjencia bjelloruse e lajmeve Belta. Sipas tij, këto masa u morën sepse Perëndimi ka planifikuar të sulmojë Bjellorusinë “Mos na prekni dhe ne nuk do t’ju prekim. Nëse guxoni të sulmoni, siç keni planifikuar, Gomelin jugor ose rafinerinë e naftës Mozir, aeroportet në Luninac apo Brest, përgjigja do të jetë e menjëhershme. Në një sekondë! Ne kemi me çfarë të përgjigjemi”, tha Lukashenko dhe theksoi se kryeqytetet kryesore të Perëndimit janë tashmë në shënjestër të raketave dhe nëse ato aktivizohen nuk do të shikojnë se kush është ulur në zyra apo pallate, ka thënë mes tjerash Lukashenko.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …