Bamieh

Maria Bamieh: Në vend se të urohesha për paraqitje e provave të korrupsionit në EULEX, më larguan nga puna

Ish prokurorja e EULEX-it që paraqiti provat e korrupsionit në këtë mision e nga ku u largua nga puna më pastaj, Maria Bamieh ka rënë dakord për një marrëveshje me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për t’i marrë 423 mijë funta. Ajo i ka deklaruar gazetës autoritative britanike, “The Guardian” se në vend se ajo të lavdërohej për ekspozimin e provave të korrupsionit në EULEX, u keqtrajtua dhe u detyrua të largohej nga puna. “Besoj se duhet të isha lavdëruar dhe mbështetur nga Zyra e Jashtme e Britanisë (FCDO) për ngritjen e shqetësimeve të mia rreth korrupsionit të mundshëm brenda EULEX-it dhe trajtimit që kam pësuar më pas, por në vend të kësaj u ndjeva e braktisur,” është cituar të ketë thënë ish prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh. Gazeta  britaneze “The Guardian” ka përkujtuar se prokurorja, Maria Bamieh, pretendoi se gjatë tetë viteve të fundit se Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dështoi t’i ofrojë mbështetje pasi ajo u përpoq të ekspozonte bashkëpunimin e mundshëm midis zyrtarëve të BE-së dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …