Brickos

Përfaqësues të organizata të dala nga lufta e UÇK-së kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë propozim nga Qeveria

Përfaqësues të organizata të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë propozim nga Qeveria lidhur me kërkesat e tyre për pensione. Nënkryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Bilalli ka deklaruar se qeveria nuk ka kthyer asnjë përgjigje, edhe pse kryeministri ka premtuar që do ta bëjë me shkrim një ofertë, pra deri më sot nuk ka kthyer asnjë përgjigje. “Jemi në pritje e sipër, sa i përket kësaj nuk është diçka shqetësuese për neve, sepse jemi mësuar me këtë qeveri që premton dhe nuk realizon. Njëjtë është edhe këtu, veprimet e shoqatave të dala nga lufta do të vendosin kryesitë, këshilli drejtues për ecuritë e mëtutjeshme, mirëpo qëndrimet e shoqatës dhe të ushtruesit të detyrës së shoqatës së veteranëve të luftës, Faton Klinaku, Xhavit Jashari, Fadil Shurdhaj, edhe të kryesisë janë, që në atë moment që shkon në lexim të dytë projektligji për pagën minimale, pra veteranët prapë do të jenë në protesta. Dhe deri në ditën e fundit nuk do të ndalemi për të kërkuar të drejtat tona, që janë të drejta minimale, që është edhe turp të përmenden pas këtyre viteve për këtë kategori”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …