Lulëzim Blaka: Qeverisë Kurti nuk do t’i ndihmojë arroganca e numrave as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi i popullit

Lulëzim Blaka: Qeverisë Kurti nuk do t’i ndihmojë arroganca e numrave as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi i popullit

Drejtori për Informim në AAK, Lulëzim Blaka, ka deklaruar se  Qeverisë Kurti nuk do t’i ndihmojë as arroganca e numrave e as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi popullor. Duke reaguar për arrestimin e asamblistit të LV-së Mujeci, z. Blaka ka shtuar se i Mujeci dyshohet se drogën në vlerë 400 mijë euro e ka dërguar nga Kosova në Shqipëri pikërisht me autobusë. Lulëzim Blaka ka theksuar se Vetëvendosjen nga ndëshkimi popullor nuk mund ta shpëtojnë kauzat e rrejshme, duke bërë me dije se asamblisti i arrestuar për drogë ka qenë i zëshëm për bashkimin kombëtar,  dhe në rastin e Vetëvendosjes më të pandershmit kanë dalë të jenë pikërisht më të zëshmit e saj. Një pushteti që i thellohen kaq shumë skandalet, i ka ardhur fundi. Fund i turpshëm për kryemashtruesin, Albin  Kurti dhe ushtrinë e tij të mashtruesve”, ka shkruar Blaka.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …