Lulzim Basha nuk i quan humbje 6 palë zgjedhje të pa fituara gjatë disa viteve nga Partia të cilën e udhëheq

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat, duke komentuar rezultatin negativ të PD-së në zgjedhjet e 6 marsit, Basha tha se qytetarët e braktisën këtë proces. Kryedemokrati theksoi se vetëm 30% e qytetarëve morën pjesë në zgjedhje. Në daljen e sotme për mediat, Basha thotë se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij, ndërsa  zgjedhjet i quan si “masakra elektorale”, përballë të cilave PD nuk ka mundur të fitojë. Basha nuk i quan humbje plot 6 palë zgjedhje të pafituara nga Partia Demokratike. “Mos kapërceni në konkluzione, dëgjoni analizën. Jam i gatshëm të jap siç kam dhënë gjithçka për të mos qenë peng i regjimit. PD nuk është pronë personale. As e imja. Propagandës dua t’i them se nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Jam përballur gjithmonë me masakra”, tha Basha.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj në Irak, promovon njohjen ndërkombëtare të Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, po merr …