Lulzim Peci

Lulzim Peci: Me gjuhën kundër karakterit multietnik, VV po i shërben ndarjes së Kosovës

Njohësi i çështjeve politike, Lulzim Peci, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Kosova nuk është shtet multietnik. Sipas Pecit, një diskurs i tillë i shkon për shtat logjikës së ndarjes së vendit, dhe jo forcimit të tij. “Mbaruam me këto ide të ‘ridefinimit elektoral’ të shtetit të Kosovës, të cilat ama bash asnjë të mirë nuk i sjellin atij!”, shkroi Peci. Ai theksoi se Kosova është një shtet unik, sepse nuk është federatë dhe nuk njeh forma të autonomisë rajonale me kapacitet legjislativ. Por njëkohësisht, theksoi ai, Kosova është edhe shtet multietnik, pasi Kushtetuta dhe ligjet garantojnë të drejtat e komuniteteve jo-shumicë, përfshirë edhe të drejtat e avancuara për komunitetin serb. Peci paralajmëroi se vendosja në pikëpyetje e karakterit multietnik nga Lëvizja Vetëvendosje është e rrezikshme. “VV, duke e vënë në pikëpyetje karakterin multi-etnik të Kosovës, po i kontribuon me vetëdije të plotë opsionit të de-unitarizimit, apo edhe më keq, ndarjes së vendit tonë!”, tha ai. Në fund, ai shtoi se kushdo që mendon se mund të luajë me çështje kaq thelbësore pa pasoja, është duke gabuar rëndë.

Kontrolloni gjithashtu

FSK përgatitet për garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol” në Uells

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se një ekip i saj po realizon përgatitjet …