Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka kritikuar ashpër sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të pavarura që nuk janë nën kontrollin e Vetëvendosjes. Peci tha se këto veprime përbëjnë përpjekje për kapjen e shtetit në një formë tjetër. Ai gjithashtu e quajti ofendim konceptin e “Republikës së tretë” që, sipas tij, po promovohet nga kryeministri Albin Kurti. Peci theksoi se kjo është një republikë imagjinare ku pretendohet kontroll i plotë mbi institucionet, ndonëse Kosova ka mbi 20 vjet shtetësi. Në lidhje me perceptimin e ndërkombëtarëve, Peci paralajmëroi pasoja serioze për Kosovën, duke theksuar se po krijohet imazh i zbatimit selektiv të ligjit, ndryshe për shqiptarët e ndryshe për serbët. Sipas tij, kjo do të ketë kosto të rëndë në politikën e jashtme të vendit.
