Lumir Abdixhiku: Asnjë i diplomuar nuk do të endet rrugëve pa shpresë

Gjatë paraqitjes së programit qeverisës në fushatën zgjedhore në Pejë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku ka thënë se gjatë qeverisjes së vendit nga subjekti politik që e drejton, nuk do të ketë të papunësuar asnjë të diplomuar. “Çdo i diplomuar në Kosovë do të ketë punësim të garantuar për gjashtë muaj me pagë 500 euro, të subvencionuar nga shteti.  Asnjë i diplomuar nuk do të endet rrugëve pa shpresë. “Paralelisht, 40 mijë të rinj do të trajnohen në sektorin e teknologjisë informative, përmes Ministrisë së Digjiitalizimit”, ka theksuar ems tjerash kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Jamie Shea

Jamie Shea: Reçaku dhe Rambujeja si justifikim për ndërhyrjen – rrëfimi i Jamie Shea rikthen narrativën e NATO-s

Në prag të 27-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, ish-zëdhënësi i aleancës gjatë luftës së vitit …