Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se do të marrë pjesë në takim me presidenten Vjosa Osmani, sapo të pranojë ftesë zyrtare nga ajo. Pas dështimit të 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Abdixhiku theksoi rëndësinë që presidentja të ketë një qëndrim të qartë për situatën aktuale politike. “Jo ende nuk kam marrë ftesë, dhe shkojmë kurdo që marrim ftesë. Dhe bënë mirë që na mbledh presidentja dhe bënë mirë edhe që të ketë qëndrim për këtë çështje”, tha ai. Ndërkohë, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, bëri të ditur një ditë më parë se Osmani pritet t’i ftojë liderët e partive politike në ditët në vijim. Ai theksoi se presidentja pret nga partitë që të zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve. Në rast të nevojës, Osmani është e gatshme t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj

AAK “propozon” Albin Kurtin për komisionin e fshehtë – një tallje politike në Kuvend

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe …