Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Kosova në grackë të populizmit politik”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike që po e mban vendin pa institucione funksionale, duke e quajtur “grackë të populizmit politik”. Abdixhiku tha se Kosova po mbahet peng për një çështje të parëndësishme – zgjedhjen e nënkryetarit të pestë të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb – ndërkohë që vendi po mbetet pa qeveri funksionale, pa buxhet dhe pa projekte kapitale. Kemi rënë në grackën politike populiste. Për një pozitë të parëndësishme, vendi ka mbetur pa institucione, pa kuvend, pa qeveri legjitime, pa buxhet e pa projekte”, tha Abdixhiku. Ai shtoi se do të pritet publikimi i plotë i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për të qartësuar dy çështje kryesore: nëse propozimi për nënkryetarin e pestë i takon komunitetit serb në tërësi apo vetëm partisë më të madhe të këtij komuniteti, si dhe nëse deputetët kanë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesin e komunitetit. “Dy çështje duhen sqaruar – e para, nëse posti i takon komunitetit serb si tërësi apo vetëm partisë më të madhe të tij; dhe e dyta, nëse deputetët kanë të drejtë të vendosin kush e përfaqëson atë. Jemi bërë viktima të një çmendurie populiste”, deklaroi Abdixhiku. Kreu i LDK-së theksoi se bllokada aktuale po dëmton funksionimin e institucioneve demokratike dhe po pengon zhvillimin ekonomik të vendit. Ai kërkoi që të tejkalohet retorika populiste dhe të rikthehet përgjegjësia politike në procesin e vendimmarrjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës nuk mund të konsiderohet i konstituar pa zgjedhjen e nënkryetarit serb

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar Aktgjykimin e plotë lidhur me kërkesën e Listës Serbe …