Lumir Abdixhiku: Kosova sërish do të jetë shembull i organizimit të zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shfaqur bindjen e tij se vendi ynë sërish do të jetë shembull i organizimit të mirë të zgjedhjeve. Këti bindje ai e shfaqi gjatë votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë. “Zgjedhjet në Kosovë gjithmonë kanë qenë, janë dhe do të mbeten festë e madhe e demokracisë, janë ditë ku vendimmarrja e qytetarëve të Kosovës kthehen për 4 vitet e ardhshme në çdo lagje të tyre, fshatrat e tyre dhe qytetet e tyre. Le të urojmë, le të punojmë dhe le të shpresojmë që Kosova sërish do të jetë shembull i organizimit të zgjedhjeve, vetëdemokracisë dhe vullnetit të lirë të qytetarëve” theksoi mes tjerash, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj i sigurt: “AAK-ja, e kalon lehtësisht pragun dhe do jetë pjesë e Qeverisë së re”

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është shprehur i bindur se AAK-ja …