leoni

Lumir Abdixhiku: LDK refuzon mediokritetin dhe promovuesit e urrejtjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia nuk do të shpërblejë mediokritetin dhe nuk do të japë votë për promovuesit e urrejtjes, ndarjes dhe propagandës. Deklaratat e tij vijnë pas qëndrimeve të grupit parlamentar të LDK-së në Kuvend. “Uroj që votuesit e partisë të kenë kuptuar ku ka përfunduar vullneti i tyre. Ne refuzojmë të përfaqësojmë këtë mendësi dhe nuk do të bëhemi pjesë e cirkut votues për nënkryetarët minoritarë. Ky nuk është drejtimi ynë”, tha Abdixhiku. Ai shtoi se LDK-ja sheh përfaqësimin politik si fisnik dhe udhëheqës për qytetarinë, duke vënë në dukje rëndësinë e ruajtjes së vlerave dhe konstitucionalizmit. Abdixhiku gjithashtu ka shtuar se partia e tij e shtrin dorën për afrim me qytetarët që nuk ndihen të përfaqësuar nga politika aktuale, duke i ftuar ata të bashkohen për një Republikë normale dhe funksionale.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Votimi për Bashën epilog i një krize të nisur nga VV

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se votimi për zgjedhjen e …