Lumir Abdixhiku mirëpret vendimin e Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i Lidhjës Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Abdixhiku ka theksuar se LDK vlerëson përgjegjësinë dhe qartësinë kushtetuese të treguar nga presidentja në këtë vendim, duke e konsideruar atë si veprim në mbrojtje të rendit kushtetues dhe funksionimit normal të institucioneve të Republikës. “Dështimi politik, bashkë me tendencat e rrezikshme të imponimit e improvizimit, nuk mund të prodhojnë as debate artificiale politike e as zvarritje procedurale që do ta shndërronin Republikën tonë në një vend pa norma dhe pa rregulla”, ka deklaruar Abdixhiku. Ai shtoi se LDK do të marrë pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe se zgjidhja tani duhet të kërkohet përmes votës së qytetarëve. “Zgjedhjet nuk ishin asnjëherë alternativa e preferuar e LDK-së. Përkundrazi, ato ishin krejt të panevojshme dhe lehtësisht të shmangshme. Fatkeqësisht, apetitet për kapje njëpartiake të të gjitha pozitave shtetërore parandaluan çdo kompromis eventual. Tani vendimi i takon qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në demokraci, fjala e fundit gjithmonë i takon sovranit”, ka thënë Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj alarmon për demokracinë, por opozita i shmanget përgjegjësisë për krizën politike

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike …