Lumir Abdixhiku pas evakuimit të Kuvendit: Nuk mu duk një situatë serioze

Pas evakuimit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi të pranuar me telefon pak para nisjes së seancës së 42-të konstituive, ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Në një deklaratë për media, Abdixhiku tha se situata nuk i është dukur serioze, duke lënë të kuptohet se kërcënimi mund të ketë qenë i paqëndrueshëm. “Nuk mu duk diçka serioze,” u shpreh ai, pa dhënë më shumë detaje. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë një informacion për një mjet të dyshuar shpërthyes dhe ka ndërmarrë masat e sigurisë, përfshirë evakuimin e ndërtesës dhe angazhimin e njësive të deminimit.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Ramush Haradinaj president, garanci për stabilitet, partneritet të fortë me aleatët dhe siguri për shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe potencialin e …