leoni

Lumir Abdixhiku pas shpalljes së zgjedhjeve, ndryshimi është në dorën e qytetarëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor, duke e konsideruar këtë moment si kthesën që vendi ka pritur prej kohësh. Në një mesazh drejtuar qytetarëve në Kosovë dhe mërgatës, Abdixhiku tha se sot është hapur “një faqe e re për Kosovën”, duke e cilësuar fundin e pritjes dhe fillimin e një shprese të re për vendin. “Nisi një faqe që nuk shkruhet me mllef, as me frikë, por me besimin se Kosova mund të jetë më shumë sesa ka qenë këto vite – sidomos këtë vit. Vitet e humbura, lodhjet, zhgënjimet, sot janë thirrje për një zgjim të madh qytetar,” shkroi ai. Kreu i LDK-së theksoi se zgjedhjet e 28 dhjetorit shkojnë përtej përcaktimit të një qeverie të re, duke i cilësuar si vendimtare për drejtimin që do të marrë Kosova. “Këto zgjedhje nuk janë thjesht për të zgjedhur kush udhëheq Qeverinë. Janë për të vendosur kush jemi ne si vend, si popull, si gjeneratë. Shpresa e Kosovës ka një adresë dhe ndryshimi ka një mundësi të vërtetë,” përfundoi Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënshkroi sot vendimin për shpërndarjen e Kuvendit, pas dështimit të …