Lumir Abdixhiku pret ambasadorin e ri slloven, vlerëson mbështetjen e Sllovenisë për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat aktuale me të cilat përballet Kosova, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Gjatë takimit, Abdixhiku theksoi se Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme dhe një mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt proceseve euroatlantike dhe integruese. “Kryetari Abdixhiku vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Po ashtu, ai i uroi ambasadorit Blaj mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në misionin e tij diplomatik, duke shprehur gatishmërinë e LDK-së për bashkëpunim të ngushtë në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Protesta, paraburgim i gjatë dhe akuza për drejtësi selektive ndaj Gjykatës Speciale

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë po shihet gjithnjë e …