Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: Prishtina do të ketë mbështetje të plotë nga Qeveria e ardhshme

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka premtuar investime prej 1.5 milionë eurosh për Kryeqytetin nën qeverisjen e tij. Duke folur në një tubim në lagjen Bregu i Diellit, Abdixhiku tha se Prishtina meriton një qeveri partnere, e cila e mbështet zhvillimin dhe nuk e pengon punën e institucioneve lokale. Ai theksoi se qytetarët e Prishtinës kanë dhënë vazhdimisht besim për LDK-në dhe se investimet do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës urbane në Kryeqytet. Poashtu LDK ka njoftuar se të premten do ta mbyllë fushatën në Sallën e Sportit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. “Kjo nuk është thjesht një mbyllje fushate, është dëshmi e vullnetit të njerëzve që kanë shpresë, është zëri i atyre që nuk dorëzohen, është momenti kur bashkohemi dhe e shkruajmë historinë krah për krah njëri-tjetrit”, thuhet në njoftimin e partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Alan Tieger, po prezanton dëshmitë që pretendojnë fajësinë e tyre për krime gjatë luftës

Prokurori i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Alan Tieger, në deklaratën përmbyllëse në …