Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj e Memli Krasniqi janë takuar me diplomatët amerikanë Karen Dinfried e Gabrile Escobar

Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj e Memli Krasniqi janë takuar me diplomatët amerikanë Karen Dinfried e Gabrile Escobar

Ndihmës-sekretarja amerikane e  Shtetit për Europë dhe Euroazi, Karen Donfried, së bashku me Emisarin e Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë mbledhur liderët e opozitës së bashku në një takim tek rezidenca e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Pas përfundimit të takimit me Presidenten dhe Kryeministrin, Donfried ka takuar  në një darkë liderët e opozitës:  Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj dhe Memli Krasniqi. Donfried në takimet me liderët e institucioneve bëri të ditur se vazhdimi i dialogut me Serbisë është i rëndësisë së madhe pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën. Pas përfundimi të vizitës në Kosovë, Donfried do të udhëtojë për vizita edhe në shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Qeveria Kurti po i mbyll rrugën biznesit, 1.400 kompani të shkyçura nga rrjeti elektrik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj shkyçjes masive të …