Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: Sot bie perdja e madhe e mashtrimit 8 mujor

Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku ka thënë se sot është dita në të cilën do të bie perdja e mashtrimit tetë mujor. “Punët e mira nuk lihen në ditët e fundit, por sot bie perdja e madhe e mashtrimit 8 mujor në të cilin mashtrim na është thënë se numrat për formimin e qeverisë janë dhe se kanë shumicë dhe po bllokohet vullneti i popullit të Kosovës. Tani është mundësia për të parë të vërtetën. Sot nuk votojmë një ligj të zakonshme, sot mandatari duhet të prezantojë shumicën që është thelbi i demokracisë kosovare, mbi këtë shumicë do të duhej të formoheshin institucionet e Kosovës. Për të formuar këtë shumicë, një njeri që fiton ose del i pari nga zgjedhjet do të duhej të bënte përpjekej me çdo parti politike për të bërë një shumicë e më së paku të linte në ditën e fundit. Në ditën e fundit është show popullsitë, siç është e zakonshme deri më tani” tha mes tjerash para gazetarëve, kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: AAK mbetet e hapur për koalicion me të gjitha partitë politike në vend për formimin e qeverisë së re

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se nuk ka votë për Qeverinë Kurti 3

Në prag në nisjes së seancës së Kuvendit për krijimin e qeverisë, deputeti nga radhët …