Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim në Suharekë, ku theksoi se qytetarët e këtij qyteti dhe rajoni janë të lodhur nga qeverisja populliste dhe propaganda politike, dhe se tani kërkojnë një rreshtim të qartë pas LDK-së. Abdixhiku theksoi se partia që ai përfaqëson është e fortësuar nga mbështetja e mërgimtarëve dhe e rrënjosur në vlerat e djathta kombëtare. Sipas tij, qytetarët besojnë në programin, listën dhe përgjegjësinë e LDK-së për të ardhmen e Kosovës. Abdixhiku prezantoi disa nga premtimet kyçe të partisë së tij për qytetarët:
- Mësimi tërëditor për nxënësit, për një edukim më gjithëpërfshirës.
- Ndërtimi i çerdheve të reja dhe paketë mbështetëse për të porsalindurit.
- Pensione prej 300 eurosh dhe paga prej 1000 eurosh për mësuesit.
- Investime të mëdha në infrastrukturë rrugore, energjetikë, turizëm dhe bujqësi, tha Abdixhiku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
