Lushtaku dhe Nura takuan qytetarët e lagjës 6 të Skënderajt

Në kuadër të agjendës ditore, kandidati për kryetar të komunës së Skënderajt në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, z. Sami Lushtaku i shoqëruar nga kryetari aktual i komunës, z. Fadil Nura, kanë takuar të premtën  qytetarë të lagjes 6 të qytetit të Skënderajt, mësimdhënës nga shkolla të ndryshme si dhe pensionistë.

Sipas postimit të gjeneralit, Sami Lushtaku është bashkëbiseduar hapur me të gjithë, ku janë dëgjuar idetë dhe kërkesat për projekte të reja që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.

Angazhimi dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në takimet tona ndihmojnë në përcaktimin e prioriteteve për një Skenderaj më të zhvilluar e më pranë qytetarëve, ka shkruar kandidtai i PDK-së për kryetar të komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj ka uruar besimtarët Islam Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i komunës së Deçanit, …