Driton Gafurr Loku (30.6.1979 – 21.2.1999)

Driton Gafurr Loku (30.6.1979 – 21.2.1999)

Dëshmori Driton Loku u lind më 30 qershor të vitit 1979 në fshatin Paldonikë të Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në Han të Elezit, ku kreu po ashtu edhe shkollën e mesme “Dardania”. Më 18.1.1999, kur luftimet në Kosovë kishin marrë përmasa të mëdha, Dritoni së bashku me disa të rinj të tjerë shfaq interesimin për t’u inkuadruar në radhët e UÇK-së. Kontaktet me UÇK-në në Puset e Nikës i kishte vendosur përmes prindit të tij, Gafurr Loku, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare. Kështu, ai radhitet krah për krah me të atin në radhët e bashkëluftëtarëve dhe vazhdon aktivitetin luftarak deri më 21 shkurt 1999 kur bie nga armët e forcave serbe, së bashku  me babain e tij, në fshatin Paldenikë.
Më 24 shkurt 1999 bashkëfshatarët e Driton Lokut organizuan varrimin e trupit të tij në varrezat e fshatit Paldonikë. Pas përfundimit të luftës, në dyvjetorin e rënies, u bë rivarrimi i Dritonit dhe i babait të tij, Gafurrit, më 21 shkurt të vitit 2001, në varrezat e dëshmorëve në Puset e Nikës. Në këtë vend është ngritur edhe përmendorja për dëshmorët e kësaj treve. Dritoni ka lënë nënën, Hasiben, vëllezërit Burimin, Xhaferin, Pajtimin dhe Shpëtimin, si dhe motrën Erëblinën.
Në shenjë respekti, familja e Dritonit është nderuar me mirënjohje nga  ministria e QPK-së, nga Brigada 162 “Agim Bajrami” dhe nga komanda e Zonës VI të TMK-së. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Bahri Ferat Kuçi (20.4.1971 - 11.3.1999)

Bahri Ferat Kuçi (05.04.1971 – 11.3.1999)

Dëshmori Bahri Kuçi u lind më 5 prill 1971, në fshatin Lugmir (ish-Dolak) të komunës …