Shani Muharrem Hoti (23.11.1964 – 5.9.1998)

Shani Muharrem Hoti (23.11.1964 – 5.9.1998)

Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Drenoc të Za- triqit të Anadrinit, më 26 prill të vitit 1998, mundësoi përshpejtimin e dinamikës të shtrirjes jo vetëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kah Anadrini, por edhe të operacioneve që kishin për të dëshmuar prezencën e “Djel- moshave të Adem Jasharit” nëpër akset e magjistraleve Prishtinë-Klinë dhe Prizren- Gjakovë dhe të rajonaleve  deri në kufirin shqiptaro-shqiptar. Kjo u reflektua që në hapin e parë, pra më 26 prill të vitit 1998, kur luftëtarët e lirisë, ndërsa lëviznin nëpër aksin e magjistrales Prizren-Gjakovë, ndërmjet fshatrave Krushë e Vogël e Piranë, te ura mbi “Prronin e Keq” sulmuan dhe shkatërruan patrullën policore çetnike, aksion ky ndër më të qëlluarit dhe ndër më të rëndësishmit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rrafshin e Anadrinit, prej Kromniku e deri në Prizren  dhe kështu u dëshmua prezenca e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rrafshin e Anadrinit dhe shumë afër kufirit shqiptaro-shqiptar madje edhe nëpër tërë rajonin e Hasit.

Menjëherë, më 12 maj, forcat e mëdha policore serbe, me pretekst për t’i tërhe- qur serbët lokalë të Bardhatinit, sulmojnë nga jugu, prej Grykës së Gardhishit, në mënyrë që të depërtojnë në fshatin Drenoc nëpër Drinas (ish-Ratkoc) dhe kështu ta shkatërrojnë formacionin e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kazermuar në fshatin Drenoc dhe stërvitoren mbi Drenoc ose në fshatin Zatriq. Më 14 maj, pas dështimit të operacionit serb përreth fshatit Bardhatin, në “Qafën e Gardhishit” zhvillohet “Beteja e Gardhishit” buzë “Urës së Fshajt” dhe përjetësoshet në altarin e lirisë Mehedin Morina i Gllarevës, ndërsa më 19 maj forcat policore serbe në aksion e ra- jonales Rahovec-Malishevë, jo larg Mullinit të Aliagës ekzekutuan bujkun Ymer Delia dhe luftimet ndizen në tërë Rrafshin e Anadrinit. Kështu, më 6 qershor njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sulmohen në Drinas (ish-Ratkofc) dhe përjetësohet Naser Veli Krasniqi, më 19 qershor sulmohen në fshatin Kromnik dhe përjetësohet Sadri Thaçi, më 18 korrik në Fortesë e më 19 e 25 në “Rrasat e Rahovecit” dhe në “Lugun e Gjeraqinës” në drejtim të Malishevës. Në këto fushëbeteja përjetësohen: Agim Kelmendi i Fortesës, Gani Paçarizi i Lumishtës së Llapushës, Tafil Zyberaj i Drenocit të Anadrinit, Bajram Veliu, Abdullah Bugari, Faik Rama, Remzi Ukshini, Agim Çelaj, Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Mizahir Isma, Bekim Isma, Eshrafedin Kastrati, Ramadan Morina, Ruzhdi Gjuliqi, Hamdi Berisha, Habib Berisha, Gëzim Mul- labazi, Xhevat Kasapi, Samir e Xhafer Nurkasa dhe shumë qytetarë të Rahovecit.

Më 3 shtator 1998, gjatë luftimeve në “Qafën e Dëshmorëve” përreth “Lugut të Akavaneve” të Zatriqit, luftëtarët e lirisë zhvilluan një veprimtari të ngjeshur të rraf- sheve logjistike, informative dhe operative në terrenin të cilin më vonë do ta mbu- lojë Brigada 124 “Gani Paçarizi” e Zonës Operative të Pashtrikut, e lindur në fshatin Drenoc të Zatriqit dhe e shtrirë shumë shpejt në tërë arealin luftarak të Anadrinit. Në betejat e përmendura të Anadrinit, veçanërisht gjatë luftimeve në drejtim të “Majës së Zatriqit” e kah “Maja e Kikës” në drejtim të fshatrave të Llapushës, Burim (ish- Javiq) dhe Gurbardh (ish-Carravranë), por gjithashtu edhe kah Palusha (ish-Palluzha) dhe Kromniku (ish-Kramaviku), buzë Drinit të Bardhë, forcat çetnike pësuan hum- bje dhe shkatërrim total prandaj edhe detyrohen të tërhiqen. Gjatë luftimeve në tërheqje, fillimisht kah Zatriqi, përjetësohen: Esat e Mazllum Kastrati e Xhafer Vehapi, që të tre luftëtarë të lirisë, dëshmorë të Kosovës, ndërsa në fshatin Lugmir (ish- Dabidol) përjetësohet Mark Sopjani, në Rogovë të Hasit, buzë Drinit të Bardhë plagoset për vdekje Fehmi Berisha i Rogovës, ndërsa në fshatin Palushë, në altarin e lirisë përjetësohen luftëtarët Shani Hoti dhe  Afrim Bajraktari, të dy nga Palusha.

Dëshmori i kombit Shani Hoti është i lindur më 23 nëntor të vitit 1964 në fshatin Palushë (ish-Palluzhë) të Anadrinit. Babai Muharremi dhe nëna Bademja kishin tre djem e katër vajza. Muharremi kishte dëshirë të madhe t’i shkollonte të bijtë në mënyrë që ta vazhdonin rrugën e intelektualit të parë të kësaj treve, Sadri Bajraktarit të cilin e adhuronte tërë Anadrinia, por mundësitë materiale të tij ishin të kufizuara, prandaj Shaniut iu mundësua vetëm shkolla fillore dhe kështu u detyrua që të merret me bujqësi intensive vetëm e vetëm që t’i ndihmojë të atit dhe vëllezërve e motrave. U martua me Lumturije Kelmendin nga Fortesa dhe në bashkëshortësi të lumtur kishin tre djem e tri vajza: Sabriun, Fatonin, Muharremin dhe Jetmirën, Rukinë dhe Valentinën. Për shkak të qëndrimeve politike që kishin Hotët dhe Dulajt e Palushës, Shaniu ndiqet në çdo hap dhe arrestohet në vitin 1988, dënohet me një vjet burg dhe vuajtjen e dënimit e bëri në  burgun e Prizrenit. Me të kontaktuar me luftëtarët e lirisë në fshatin Drenoc të Anadrinit dhe me të marrë lajmin se në vendlind- jen e tij po formohej një kompani për ta zënë Grykën e Kramavikut, më 5 maj të vitit 1998 Shani Hoti radhitet në formacionin e Kompanisë së Palushës dhe angazhohet në sektorin e logjistikës ushtarake. Krahas veprimtarisë në këtë sektor luftëari i lirisë bëri stërvitje ushtarake në fshatin Zatriq të Anadrinit.

Në fillim shtegtonte për në Shqipëri për t’u furnizuar me armatim, ndërsa gjatë luftimeve në Bardhatin, Gardhish, Drinas, Fortesë, Rahovec, Zatriq e në tërë arealen e Anadrinit, Shani Hoti mori pjesë në të gjitha luftimet dhe u bë i njohur për ndihmat materiale që ia dha Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Falë kontributit, përgatitjes profesionale ushtarake dhe vendosmërisë që kishte, emërohet komandant togu në Kompaninë e Dytë të Batalionit IV të Brigadës 124 “Gani Paçarizi” të Zonës Operative të Pashtrikut. Por më 5 shtator të vitit 1998, ndërsa përpiqej për të depërtuar në fshatin e lindjes, ndërmjet varrezave të fshatit dhe Malit të Doganës përjetësohet jo larg bashkëluftëtarit Afrim Xhavit Bajraktari. Kushëriri i tij, Milaim Dulaj, së bashku me bashkëluftëtarët dhe bashkëfshatarët arriti ta tërheqë trupin e pajetë të dëshmorit dhe më 6 shtator përcillet në amshim dëshmori i kombit Shani Bajraktari.

Me shkrimet e veta dëshmorin Shani Hoti e nderuan: Aurela Hoti, Bedri Dulaj, Milazim Bajraj dhe Agim Metbala, ndërsa vëllezërit Çetaj nga Tërbuhoci i Burimit kënduan këngën “Dëshmorët e Palluzhës” e krahas kësaj edhe këngëtari Fatmir Berisha ia kushton këngën “Gurët pikojnë gjak”. Në oborrin e shkollës së fshatit Palushë sot shkëlqen lapidari me portretet e dy dëshmorëve dhe të viktimave të fshatit, ndërsa një rrugë në Rahovec mban emrin Shani Hoti. (S. C.)

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Hetem Sylejmani (3.12.1965 - 28.9.1998)

Bajram Hetem Sylejmani (3.12.1965 – 28.9.1998)

Dëshmori Bajram Sylejmani ka lindur më 3 dhjetor të vitit 1965, në fshatin Sadovinë të …