Hykmete Bajrami: Shteti është kthyer në mekanizëm që mbledh para nga qytetarët përmes inflacionit

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka drejtyuar kritika ndaj qeverisë dhe shpenzimeve të parasë publike. Ajo ka theksuar se shpenzimi i parasë publike këto pesë vjet ka qenë i shoqëruar me korrupsion endemik, mbi 3500 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë dhe me skema korruptive publike, pa lënë asnjë gjurmë me  projekte kapitale që kanë vlerë për brezat ardhshëm. “Shteti është kthyer në mekanizëm që mbledh para nga qytetarët përmes inflacionit çdo ditë të vitit dhe pastaj, kur t’u ju teket shpërndan nga një 100 Euro për të mbuluar dështimet e mëdha në arsim, shëndetësi dhe çdo fushë tjetër. Vota nuk do të duhej të ishte qëllim në vete asnjëherë, vota është mjet që një parti politike ta arrij të realizoj programin e saj në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe forcimit të shtetit, por fatkeqësisht kjo për LVV nuk vlen” ka shkruar mes tjerash, deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …