Lutfi Haziri: Dorëheqja e Bashës do të ishte akt moral pas artikullit për UÇK-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas kërkim-faljes së kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, lidhur me një artikull shkencor ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës përshkruhet si “organizatë e financuar nga kriminelë dhe kartele droge”. Haziri e ka cilësuar këtë bashkëautorësi si “lëndim të rëndë për Republikën” dhe ka kërkuar që Basha dhe partia e tij të marrin në konsideratë dorëheqjen, duke thënë se një hap i tillë do të ishte akt moral dhe përgjegjësi politike. Sipas tij, një përfaqësues i lartë institucional duhet të reflektojë mbi të kaluarën dhe të mbajë përgjegjësi për pozitat që synon. Vetë Dimal Basha ka kërkuar falje publike, duke theksuar se është autor vetëm i një kapitulli të punimit dhe se nuk e ka lexuar artikullin e plotë për më shumë se një dekadë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …