Lutfi Haziri: Nuk duhet të ketë vija të kuqe, edhe pse ne i kemi vendosur vetë ato ndaj PDK-së si debat i brendshëm

Lutfi Haziri kërkon unitet politik në LDK për të ofruar njerëz e jo për të larguar gjatë zgjedhjeve të brendshme në këtë parti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka shfaqur ambiciet e tij për të qenë i pari i kësaj partie gjatë zgjedhjeve të brendshme të cilat janë shpallur javën e kaluar, ka thënë se LDK-së i duhet unitet dhe për ta ruajtur këtë familje të madhe politike. “LDK-së i duhet unitet dhe për ta ruajtur këtë familje të madhe politike. Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, por për t’i ofruar atyre. Zgjedhje, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë, ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut…”, ka shkruar Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Janë 33 mijë e 258 vota nga diaspora për zgjedhjet lokale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se për zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Kosovë …