Lutfi Haziri kundër Albulena Haxhiut: “Themeluesit e Republikës nuk mund të shantazhohen”

Polemikat mes pozitës dhe opozitës në Kosovë kanë marrë hov pas akuzave të nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, se disa deputetë opozitarë janë “të shantazhuar” për shkak të qëndrimeve ndaj Listës Serbe. Deputeti i LDK, Lutfi Haziri, i ka cilësuar këto deklarata si të pabazuara dhe të papranueshme, duke kujtuar rolin historik të LDK-së në themelimin e shtetit. “Nuk mund të adresohen akuza të tilla ndaj njerëzve që kanë qenë themelues të Republikës së Kosovës. Si mund të jenë të shantazhuar ata që kanë nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë? Prej kujt po e mbrojnë Republikën, prej nesh?”, tha Haziri. Ai shtoi se LDK-ja, e cila ka udhëhequr procesin e pavarësisë dhe ka qenë ndër aktorët kyç në institucionet shtetërore, nuk mund të akuzohet për varësi ndaj Serbisë: “Nëse Serbia do të kishte shantazh mbi eksponentë të LDK-së, nuk do të arrinim kurrë në këtë nivel ku u realizua ëndrra e pavarësisë së Kosovës”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …