Lutfi Haziri: Kuvendi dështoi për të 47-ën herë për shkak të kokëfortësisë së Kurtit – Nuk do të ketë koalicion me VV-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për dështimin e njëpasnjëshëm të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si rezultat të kokëfortësisë politike të liderit të Vetëvendosjes. Haziri tha se Kuvendi ka dështuar për të 47-ën herë radhazi të konstituohet, duke kritikuar përpjekjet e Kurtit për të kërkuar bashkëpunim institucional me LDK-në, përmes dy letrave zyrtare. “Dy letrat e Kurtit ishin më shumë dëshirë politike e tij. I kemi refuzuar pa asnjë vonesë. Ne nuk e shohim bashkëpunimin në dioptrinë e Kurtit. Ai bashkëpunimin e sheh si akt të përkohshëm për nevoja të momentit, ndërsa ne e shohim si proces me qëllime dhe angazhime të përbashkëta”, deklaroi Haziri.  “Ne kemi pasur përvojën tonë me Kurtin – një bashkëpunim që zgjati pak më shumë se 50 ditë dhe që na mësoi shumë. Tani nuk ka asnjë arsye për t’u kthyer prapa”, tha ai. Duke iu referuar tentativave të Kurtit për të rikthyer komunikimin me LDK-në, Haziri u shpreh se bashkëpunimi me këtë parti po kërkohet nga Kurti për shkak të “thinjave”, duke nënkuptuar përvojën dhe stabilitetin institucional që ofron LDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për kufizimin e aktakuzës në rastin Thaçi dhe të tjerët

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur sot të rrëzojë mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse …