leoni

Lutfi Haziri: Kuvendi është organi më i lartë kushtetues, institucionet duhet t’i nënshtrohen atij

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj debatit për raportet mes institucioneve të vendit, duke theksuar se Kuvendi mbetet organi më i lartë kushtetues dhe se askush nuk mund të cenojë sovranitetin e tij. “Kuvendi zgjedh presidentë, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Qeveri. Të tjerët duhet t’i subordinohen Kuvendit të Republikës, dhe jo e kundërta”, ka shkruar Haziri në një reagim publik. Ai e ka cilësuar si precedent të rrezikshëm sulmin e drejtuar ndaj Gjykatës Kushtetuese përpara Presidentes së Kosovës, duke thënë se kjo qasje ka hapur rrugë për sulme të tjera ndaj gjyqtarëve. Sipas tij, gjyqtarët janë autoritete që zgjidhen me mandat dhe procedurë të njëjtë nga Kuvendi dhe meritojnë respekt institucional. Haziri ka kujtuar se presidentja Vjosa Osmani kishte premtuar të ishte “gardiane e pakompromis e Kushtetutës”, por sipas tij, në praktikë ka treguar të kundërtën duke u shfaqur me “duar të lidhura”. “Republika, mbi të gjithë!”, ka përfunduar Haziri, duke theksuar se parimi i sovranitetit të Kuvendit nuk mund të vihet në dyshim.

Kontrolloni gjithashtu

AGK kritikon Osmanin: Presidentja nuk mund të bëjë dallim mes vajzave të saj dhe nxënësve të tjerë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Presidentes Vjosa Osmani, …