Lutfi Haziri: Nuk duhet të ketë vija të kuqe, edhe pse ne i kemi vendosur vetë ato ndaj PDK-së si debat i brendshëm

Lutfi Haziri: Nuk ka marrëveshje me Vetëvendosjen për krijimin e qeverisë pa u balancuar pushteti në Kuvend

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se s’ka marrëveshje me Vetëvendosjen për krijimin e qeverisë pa u balancuar pushteti në Kuvend. Vetëm kur të arrihet marrëveshja për të liruar pozitën e Kryetarit të Kuvendit, krijohet mundësia e votimit të Qeverisë Kurti. Ne po angazhohemi për marrëveshje të balancuar dhe ky angazhim është në funksion të arritjes së marrëveshjes. Ne kemi kërkuar nga Albin Kurti të mos e fusë Listës Sprksa në Qeveri. Angazhimi dhe përballimi dhe tejkalimi i kërkesave partiake janë të domosdoshme për koalicione politike. Takimet s’janë ndërprerë asnjëherë. Takime të paralajmëruara s’ka. Në momentin që do te kemi takim do t’ju njoftojmë, ka deklaruar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …