Tema të tjera...
Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar një ankesë zyrtare në PZAP
11/01/2026
HAGA NË MOMENTIN FINAL: Nga 9 deri më 18 shkurt fjalët e fundit në gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
11/01/2026
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se protesta e 7 gushtit është një thirrje në mbrojtje të Republikës dhe vlerave themeltare të shtetit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte një qëllim të vetëm: një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë. Ai tha se protesta përfaqëson një reagim qytetar për të ruajtur idealet mbi të cilat është ndërtuar shteti, duke shtuar se pjesëmarrja nuk është vetëm politike, por edhe morale dhe kombëtare – “në emër të atdheut, familjes e Zotit, dje, sot e nesër”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
