Haziri: Organet e pavarura, ekonomia lirë e tregut në Kosovë, duket se i ka ditët e numëruara nga qeverisja lindore

Lutfi Haziri: Veriu i Kosovës rrezikon të vendoset në një administrim ushtarak dhe civil për shkak të sjelljes së Qeverisë Kurti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se veriu i Kosovës rrezikon të vendoset në një administrim ushtarak dhe civil për shkak të sjelljes së qeverisë Kurti. Ai tha se qeveria e ka humbur legjitimitetin, pasi  kjo  dëshmohet edhe me shtimin e forcave të KFOR-it. Qeveria që po sillet në këtë formë, tregon qartë se nuk ka asnjë plan se si të dilet nga kjo situatë. Nuk kemi agjendë në mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat e veriut, nuk kemi plan detaj për përfundimin e bojkotit të serbëve në këto komuna, nuk kemi mënyrë se si të menaxhojmë situatat eventuale në rrethanat e përkeqësimit, dhe në anën tjetër kemi rritjen e KFOR-it. Kanë marrë autorizime të reja pa pyetur askënd dhe krahas ushtrimit të detyrave në siguri, zëvendësojnë edhe rolin e policisë speciale në rrethana që mund të përkeqësohen. Praktikisht as zoti Kurti dhe ministrat e tij nuk mund të shkojnë në asnjë komunë në veri pa lejen e KFOR-it,  tha mes tjerash, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …