M. Simmons: Komisioni Parlamentar duhet t'i shqyrtojë keqpërdorimet në drejtësi nga EULEX-i

Malcohm Simmons: Komisioni Parlamentar duhet t’i shqyrtojë keqpërdorimet në drejtësi nga EULEX-i në emër të popullit

Ish-shefi i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, në një intervistë për televizionin publik, ka folur gjerë e gjatë për skandalet në misionin evropian për sundimin e ligjit. Ai ka thënë se pret nga Komisioni Hetimor Parlamentar i Kosovës të bëjë atë që EULEX-i dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm deri më tani nuk kanë arritur ta bëjnë. “Ky Komision do të shqyrtojë keqpërdorimet për sundimin e ligjit që ndodhën gjoja në emër të popullit të Kosovës, nga gjykatësit dhe stafi i lartë i EULEX-it, një Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit që pretendon të promovojë sundimin e ligjit”, ka thënë Simmons. Ai ka shtuar se ka besim në Kuvendin e Kosovës për të kryer një hetim të drejtë, transparent dhe të paanshëm për mënyrën e administrimit të drejtësisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …