Magbule Shkodra

Magbule Sadri Shkodra: Tërheqja e kërkesës së presidentes nga Kushtetuesja ngre pikëpyetje serioze

Analistja politike Magbule Sadri Shkodra ka vënë në pikëpyetje veprimin e presidentes Vjosa Osmani për tërheqjen e kërkesës së saj nga Gjykata Kushtetuese, në lidhje me çështjen e interpretimit kushtetues për mandatarin e Qeverisë. Sipas saj, vendimi është jo vetëm i diskutueshëm, por edhe i paqartë në motivet e tij. “Presidentja merr çdo ditë raporte nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës. A nuk e dinte që në ditën e parë për përfshirjen e gjykatësit Labani në këtë rast?”, pyeti Shkodra. Ajo shtoi se është e pakuptimtë se pse Osmani vendosi të dërgonte kërkesën në një institucion ku një nga anëtarët – për të cilin ajo mund të ketë pasur rezervime – ishte pjesë e trupës gjykuese. “U tërhoq kërkesa për shkak se parashikohej një vendim refuzues nga Kushtetuesja?”, vijoi më tej Shkodra, duke shtuar se “Kosova ka nevojë për zgjidhje institucionale e politike, jo vetëm për konferenca për shtyp.” Sipas saj, ky veprim i fundit i Presidencës vetëm sa shton paqartësinë në skenën politike dhe e lë vendin në një gjendje të vazhdueshme pasigurie.

Kontrolloni gjithashtu

PSRK ngre aktakuzë për kanosje ndaj Kurtit: Klinaku dhe Selmani të akuzuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur më 1 gusht 2025 aktakuzë ndaj Faton …